LSM: Më 1 Maj puntorët në protesta

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë fton punëtorët në protesta më nji maj. Nga Sindikata kërkojnë rritje të pagave përkatësisht harmonizim me pagën minimale.

Marketing

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë këtë një maj nuk do të festojmë por Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të protestojë. Për të festuar na duhen para, ndërsa paratë na i mori inflacioni. Për këtë arsye të gjithë punonjësit, pensionistët, rinia të dalin me ne dhe t’i themi të gjithë punëdhënësve pa marrë parasysh se a janë nga sektori privat apo shtetëror se sa më shpejtë kemi nevojë për rritje të pagave sepse nëse dalim masivisht do ta fitojmë atë që kërkojmë.”, tha kryetari i LSM-së Darko Dimovski.

Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë rritje lineare të pagave për 2800 denarë për të gjith të punësuarit në sektorin publik.

Të punësuarit në gjendjen civile në grevë, sindikata ankohet për presione

Ndërkohë rreth 500 punonjës në të gjitha zyrat rajonale të gjendjes civile vazhdojnë grevën. Ata shkojnë në punë por nuk japin asnjë dokument personal, çertifikata lindjeje, martese, madje nuk u regjistruan as personat e vdekur. Ata insistojnë në kërkesën e tyre për rritje pagash edhe pse ankohen për presione.

“Përfaqësuesi i minsitrisë së financave na ka thënë se do të fitoni vetëm Zero, sepse nëse ju japim ju do të kërkojnë edhe të tjerët nga adminsitrata shtetërore ku bëjmë pjesë edhe ne.”, tha Toni Milloshevski nga Sindikata e Librave Amë.

Sindikalistët kërkojnë rritje rrogash për të gjith të punësuarit, marrveshje të re kolektive dhe avancim. Nga Minsitria e Drejtësisë thonë se marrveshja kolektive e propozuar nuk mund të nënshkruhet sepse është i kundërligjshëm, prandaj do të përpunohet teksti i propozuar.