Strugë, festa e Bajramit mbush rrugët e qytetit

MAQEDONI
Strugë, festa e Bajramit mbush rrugët e qytetit
30.04.2022 16:33
Fundjava e zgjatur e festës së fitër Bajramit ka bërë që qytetarët e Strugës…

Marketing

Fundjava e zgjatur e festës së fitër Bajramit ka bërë që qytetarët e Strugës të vërshojnë sot marketet dhe tregjet. Për shkak se e diela dhe e hëna janë ditë jo pune, të gjithë qytetarët dolën sot për të bërë pazarin.

Ata thonë se kanë blerë vetëm gjërat elementare që janë traditë e tryezës së Bajramit, sepse çmimet e larta të produkteve nuk lejojnë për më shumë. Thonë se çmimet në markete dhe tregje janë të papërballueshme për standartin e jetesës sonë.

“Shumë lartë janë çmimet, a rrogat janë të vogla, duhet ti rrisin rrogat, njerzit smund tja dalin. Gjith janë shtrejnt”, shprehet qytetari.

“Shum shtrejnt janë çmimet, nuk e di si ja dalin populli këtu, duhet të bien pak. Shum jan, katastrof”, thekson qytetari.

“Po lëre se këto çmime nuk janë askund, unka 20 vjet jam pensioner, 25 miliard një killo biberka, 15 denar një vezë, un smund tja dal me 1000 euro që jam ne pension, sit ë dalin kta me 200, 300, kjo është turp i madh”, shprehet qytetari.

“Është kotë të flasim për çmimet, ata janë astronomike për jetën sot edhe për të ardhurat që i kemi, unë jam economist i diplomuar në pension me 200 euro, po fat që punojmë edhe punë tjera, se përndryshe smund tja dalim”, thekson qytetari.

“Për ne shtrejntë janë, pensioni pak, dy veta në shtëpi, por për ndonjë mund edhe të mos jenë të lira. Me atë pension nuk mund rrymën e ujin ta paguajmë, por shyqyr na sjellin djemtë prej jashtë dhe jetojmë”, shprehet qytetari.

“Shumë janë shtrejntë, të tepërta, nuk e di se ku do shkojë me këto çmime”, thekson qytetari.

“Edhe tregu i gjelbër sot është pushtuar nga qytetarët e Strugës të cilët bëjnë pazarin për festën e Bajramit. Tregtarët të cilët nuk pranuan të dilnin para kamerës sonë, thonë se edhe pse ka lëvizje, sasia e blerjes është më e vogël, kjo për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve”.

Ankesa e qytetarëve të cilët janë ankuar edhe për ndryshime të çmimeve nëpër markete ka shkuar deri tek inspektorati i tregut në Strugë, të cilët thonë se kanë marrë masat e duhura.

“Inspektorati shtetëror i tregut, njësia Strugë Dibër, nga 1 janari 2022 deri tash janë zhvilluar 385 kontrolle me proces verbal, ku janë shqiptuar 77 dënime. Kemi pas ankesa nga qytetarët edhe për pompat e benzinës edhe për marketet, inspektorët kanë dalë në teren dhe kanë shqyrtuar gjendjen faktike”, u shpreh drejtori i inspektoratit të tregut në Strugë, Shpendi Iljazi.

Nga inspektorati i tregut thonë se shumë markete janë dënuar për mosrespektim të vendimeve të qeverisë dhe ndryshimin e çmimeve. Gjoba që u është shqiptuar është deri me 7350 euro.