Përveç dy medaljeve të fituara në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”, edhe trajneri Driton Kuka është nderuar sot me çmim.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) e ka shpallur sot Kukën si trajnerin më të mirë evropian të femrave për vitin 2021.
Me këtë rast ka reaguar edhe vetë trajneri Kuka, i cili përmes rrjetit social “Facebook” falënderoi ekipin e tij dhe tregoi se është krenarë me arritjet e nxënësve të tij.
“Prej sot edhe zyrtarisht trajneri më i mirë Evropian për vajza! Best European Female Coach 2021! Kënaqësi e veçantë!
Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe! Mirënjohës Kampioneve Olimpike por edhe të tjerëve. Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë!”, shkruante Kuka në “Facebook”, përcjell lajmi.net.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu në këtë Kampionët Evropian i dhuruan Kosovës dy medalje, njëra të bronztë tjetra të argjendtë.