Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll në qershor e presin katër ndeshje në Ligën e Kombeve. Për këtë, trajneri Blagoja Milevski ka shpallur listën e 28 lojtarëve.për tri ndeshjet e qershorit të Grupit 4, segmenti C, në kuadër të Ligës së Kombeve. Maqedonia e Veriut më 2 qershor është mysafire e Bullgarinës, ndërsa në dy ndeshjet tjera është nikoqire më 5 qershor me Gjibraltarin dhe më 9 qershor me Gjeorgjisë në arenën “Todor Proeski” në Shkup
Në mesin e të ftuarve janë edhe tre debutues, Bojan Dimoski nga Akademija Pandev, Enis Fazlagiç nga Visla Krakov dhe Tomçe Grozdanovski nga Zllate Moravce. Përveç tyre, në skuadër kthehen Zajkov dhe portieri Iliev, ndërsa mungojnë Arian Ademi dhe Adis Jahoviq.
Në listën e seleksionuesit Milevski janë këta 28 futbollistë:
Portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Kristijan Naumovski, Deni Iliev.
Mbrojtja: Stefan Ristovski, Darko Velkovski, Visar Musliu, Kire Ristevski, Ezgjan Alioski, Todor Todorovski, Stefan Ashkovski, Gjoko Zajkov, Bojan Dimosk.
Mesfusha: Elif Elmas, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Enis Fazlagiç, Tomçe Grozdanovski, Erdal Rakip, Boban Nikollov, David Babunski.
Sulmi: Milan Ristovski, Bojan Miovski, Darko Çurinov, Aleksandar Trajkovski, Valon Etemi, Dorian Babunski.
Selekesionues: Blagoja Milevski