SHBA bën thirrje për vetëpërmbajtje nga dhuna në protesta

SHBA-ja respekton të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë paqësore t’i shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje nga çdo dhunë në protestat në Shkup, thanë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Marketing

Nga aty theksuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është faktor i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Evropë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.

“SHBA është një mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pa rezerva në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen afatgjatë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha sot një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Uashingtoni vlerëson lart deklaratat e liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE si faktor për forcimin e sigurisë në Evropë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.

“Ne respektojmë të drejtën e qytetarëve për të shprehur në mënyrë paqësore mendime dhe pikëpamje dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo dhunë”, tha Departamenti i Shtetit.

Marketing