Aleanca për Shqiptarët ndërpret bashkëpunimin, ja çfarë thonë nga VMRO-DPMNE-ja?!

VMRO-DPMNE ka dhënë një përgjigje indirekte lidhur me vendimin e Aleancës për Shqiptaret për ndërprerjen e bashkëpunimit midis tyre.

Marketing

Nga kjo parti përmes një deklarate për portalin “Lokalno kanë thënë se i vjen keq që Aleanca nuk njeh mundësin e de legjitimimit të plotë të politikave kriminale të BDI-së.

“Gjithçka ka ndodhur pasi kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ka shkarkuar drejtorin e N.P. “Higjiena Komunale”, Zudi Enuzin, vëllai i të cilit, Isufi, njëherazi anëtar i AA-së, është përfshirë në një incident të armatosur në sheshin Skënderbej derisa po mbronte pronën e tij nga huliganët, përcjell INA.

VMRO-DPMNE thotë se vendimi i AA-së është marrë “nën presionin artificial dhe teatrin e rremë të tensioneve ndëretnike” të shpallur nga autoritetet e LSDM-së dhe BDI-së.

Te gjithë ata që janë pre e atij teatri, është një mundësi e madhe për të hyrë në lojën e qeverisë, e cila aktualisht është e rrëzuar nga froni, e tronditur rëndë dhe pa kredibilitet për të marrë vendime. Na vjen keq që Aleanca nuk njeh mundësinë për të de-legjitimuar plotësisht politikat kriminale të BDI-së por zhytet në skenarin e tyre për ruajtjen e pushtetit. Dhe në këtë kontekst, Aleanca e Shqiptarëve duhet të vendosë se çfarë është më e rëndësishme, nëse do të ndryshojë kjo qeveri, e cila sjell një jetë të keqe për shqiptaret dhe maqedonasit, apo nëse loja dhjetëvjeçare e BDI së me shqiptarët dhe loja e tyre e rreme nacionaliste do të vazhdoje, thonë nga partia e Hristijan Mickoskit.

Aleanca për Shqiptarët dje gjate shpalljes se vendimit tha se nuk do të lejoje me kthimin e skenarëve te mëparshëm te BDI-se dhe VMRO- DPMNE-së ashtu si ka ndodhur ne të kaluarën midis këtyre dy partive. (INA)