NASA ka publikuar imazhet e reja të hapësirës, të shkrepura nga teleskopi i James Webb.
Në njërën prej fotografive, vërehet dy yje, njëri prej tyre në shpërbërje e sipër nga shpërthimi, që nxjerr gaz e pluhur.
Në një tjetër fotografi, vërehen 5 galaktika, 4 prej të cilave ndërveprojnë.
Këto galaktika të përplasura po e tërheqin dhe shtrijnë njëra tjetrën në vallëzim gravitacional.
E njëra ndër fotografitë më fascinuese natyrisht është ajo e realizuar pas “perdes të gazit dhe pluhurit” ku janë shkëmbinjtë kozmik.