A do të ketë krizë ushqimore në RMV?

Krizë për ushqim dhe produktet bazë ushqimore nuk do të ketë, siguron ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në intervistën për Telma.

Marketing

“Ushqim do të ketë. Bashkë me projektet që kemi me Bankën Botërore, me Bankën gjermane për zhvillim për modernizimin e bujqësisë, konsideroj se vjen një periudhë e investimeve të mëdha kapitale në reformën në sektor, por edhe kthimit të besimit sepse ekonomia vendase duhet dhe mund të mbështetet pikërisht në prodhimin e ushqimit dhe bujqësinë. Para së gjithash në kohë të këtilla krize ju dërgojmë mesazh tregtarëve dhe të gjithë të prekurve se realizojmë takime, secili duhet të mendojnë të sillet moralisht dhe në mënyrë etike, sepse me paratë e qytetarëve tani mbështesim masa dhe politika dhe prandaj qëllimi është së pari të plotësohen nevojat e brendshme”, tha Nikollovski.

ADVERTISING

Ai konsideron se do të japin rezultate, siç tha, masat e ndryshme për pleh, naftë të gjelbër, tokë për mbështetje të fermerëve.

“Me mbështetjen e fermerëve për kushtet e vështira apo kostot e shtuara që duhet të kompensohen nga shteti përmes masave të ndryshme për pleh, naftë të gjelbër, tokë, subvencion motivues shtesë për të gjithë ata që do të arrijnë rendiment prej 5.760 denarë dhe masa zhvillimore mendoj se do të japin rezultate së bashku me IPARD të cilën po e fillojmë tani që për shkak të politikave të suksesshme marrim buxhet prej 62 për qind të rritur, në IPARD 2 kemi 60 milionë para evropiane, ndërsa tani do të kemi 97 milionë euro. Kemi marrë një vendim nga Komisioni Evropian. Në fund të vitit presim që thirrja e parë në vlerë prej 35 milionë euro për të gjitha masat të shpallet”, tha Nikollovski.