Hoxha: Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për reflektim ndaj atyre që humbën

Brenda 9 muajve, dy herë URIME për Tetovën dhe përkulje pafund për çdo anëtar, aktivist, simpatizant dhe votues të Lëvizjes BESA.

Marketing

Edhe në fjalimet që kam pas gjatë fushatës e kam thënë, se fitorja në Tetovë do të jetë ndezje e flakadanit që do sjellë rotacionin politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që ndoshta për herë të parë e bëj publike sot është se Lëvizja BESA edhe përkundër faktit që ka qenë favorit apsolut për fitore në Tetovë, para fillimit të procesit zgjedhor shtriu dorën e bashkëpunimit opozitar duke ofruar bashkqeverisje në Tetovë me ASH-në dhe duke paralajmeruar publikisht koalicionimin për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të opozitës shqiptare, gjë që nuk u pranua nga ASH.

Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për reflektim ndaj atyre që humbën, është në dorën tonë të bëjmë ndryshimin, ndërsa për një gjë jemi të sigurt me ose pa bashkëpunim nuk ka kush e ndal ngritjen e Lëvizjes BESA në vendin e merituar, atë të përfaqësimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet e shtetit.

Rezultati pozitiv është i tetovarëve, fitorja e tashme dhe e ardhëshme u takon gjithë shqiptarëve.
Urime!