Presidenti i Ballkanit shpërblen me nga 17 mijë euro secilin lojtar

Presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi, pritet t’i ndajë rreth 400,000 euro shpërblim për futbollistët e Ballkanit, pas triumfit të mbrëmshëm ndaj Shkupit, ku Ballkani u bë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në Conference League.

Marketing

Nga 400 mijë euro shpërblim, secili lojtar pritet të marrë nga 17 mijë euro, sipas gazetarit Arlind Sadiku.

Ballkani mbrëmë fitoi 1-0 në ndeshjen kthyese me Shkupin në “Fadil Vokrri”, ndërkohë që në ndeshjen e parë po ashtu kishte fituar me rezultat 2-1.