Ndryshimet në kodin penal, burg i përjetshëm për ndotësit e ambientit

Maqedonia e Veriut për herë të parë do të vendosë vepër penale “ekocid”, ndërsa autori i akuzuar për këtë vepër do të përballet me dënim me burg prej 10 deri në burg të përjetshëm. “Ai që shkakon dëmtim serioz apo dëmtim afatgjatë të mjedisit jetësor, do të dënohet me burg prej më së paku 10 vite apo me burg të përjetshëm”, thuhet në Kodin Penal.

Marketing

Kapitulli 25 nga Kodi Penal i propozuar – Vepra penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës janë të mbushura me dënime serioze me burg për ndotësit, ndërsa vërtetimi i ndotjes së ajrit, ujit, tokës, natyrës, thjeshtëzohet me ndryshimet e reja. “Personi zyrtar apo përgjegjës në kompani, fabrikë, i cili me mospërmbajtjen e rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit jetësor nuk do të vendosë pajisje për pastrimin apo do të lejojë ndërtim, vënien në punë apo përdorimin e një objekti që ndot mjedisin jetësor apo në mënyrë tjetër nuk do të ndërmerr masa për parandalimin apo pamundësimin e ndotjes së ajrit, tokës, ujit apo për parandalim të zhurmës, që e tejkalojnë dyfish kufirin e lejuar, do të dënohet me burg nga një deri në pesë vite”, parashihet në Kodin e ri Penal. Nuk janë të vogla dënimet as për ato që ndikojnë në çfarë do lloj mënyre për shkatërrim të shtresës së ozonit.