Dea Mishel, humb mijëra followers në pak orë: Komentet tallëse mbi jetimët që po i kushtojnë shumë

Pas batutës së papërtatshme për fëmijët jetimë, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj. Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të pyetjes që e “shqetësonte” nëse “fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Marketing

Megjithatë, edhe pse gjatë videos, Dea e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me një gjë të tillë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren që ta publikojë videon. Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej.

“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i proceso emocionet. Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar.”, shkroi blogerja.

“Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj”, shkroi tutje ajo.

Megjithatë, pavarësisht se ka kërkuar falje publike, fansat kanë nisur një fushatë kundër saj. Siç vihet re nga profili i saj në Instagram, ajo ka humbur mijëra followers në vetëm pak orë. Blogerja ndiqej nga më shumë se 100 mijë persona ndërsa tani numri i tyre ka rënë në 99 mijë.

Por ata kanë vazhduar me komente kundër saj dhe nëpër postimet që ka bërë më parë. “E shpifur”, “Unfollow e ke zemra”, “Shpirtit dhe mendjes nuk i bën dot make-up”, “Ça bën në jetë? Patinoj fytyrën me tualet, femra kot, lyhu e dil kafe e party. Kujtojnë se është kënaqësia e jetës, kokëboshe.

Të gjithë të të bëjnë unfollow, aq e papjekut saqë nuk kërkon dhe falje. Turp, dukesh si me probleme në zhvillim mendor”, “S’të shoh dot më njësoj”, “Kjo bën sikur si plas fare… unë e shikoj si një kriminele këtë”, i shkruajnë njerëzit.