Beyonce dhe Jay-Z shijojnë pushimet me jahtin e tyre në Kroaci

Kohët e fundit artistja Beyonce foli për marrëdhënien e saj të trazuar me burrin e saj duke e treguar këtë përmes teksteve të këngëve të albumit të ri “Renaissance”.

Marketing

Megjithatë, Beyonce dëshmoi se gjithçka është mirë, pasi ajo u pa duke me burrin e saj Jay-Z të mërkurën, ndërsa ishte në një jaht luksoz në Kroaci gjatë pushimit të tyre romantik, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 40-vjeçare dukej sensacionale teksa veshi një fustan me pelerinë të verdhë me nuanca rozë në të.

Nëna e tre fëmijëve i kishte mbështjellë flokët e saj në topuz, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë floriri dhe një palë syze dielli me përmasa të mëdha.

Beyonce dukej në humor të mrekullueshëm teksa relaksohej me një pije në mega jahtin luksoz pas një jave të zënë duke promovuar albumin e saj të fundit.

Çifti po i shijojnë pushimet e tyre të verës në jahtin me gjerësi prej 96.55 metrash, të quajtur “Faith” – i cili aktualisht renditet në vendin e 59-të në listën e jahteve më të mëdhenj në botë.

Jahti mund të strehojë deri në 18 të ftuar në nëntë suita moderne, përveç një ekipi prej 32 vetash, ndërsa varka gjithashtu krenohet me një oxhak, një pishinë të madhe me fund xhami dhe një teatër shtëpie të brendshme.

Në varësi të sezonit, kostot javore të posedimit të tij variojnë nga 1.2 milion dollarë/euro deri në 1.5 milion dollarë/euro, pa përfshirë asnjë tarifë shtesë.

Këto pamje të dyshes vijnë pasi Beyonce la të kuptohet për skandalin e tradhtisë së bashkëshortit Jay-Z dhe përleshjen e tij famëkeqe me motrën e saj Solange në këngët në albumin e saj të ri “Renaissance”.