Njerëzit akuzojnë Instagram-in për “standarde të dyfishta”, por pse?

Instagram-i ka një politikë shumë serioze mbi postimin e fotove që kanë subjekte seksuale, por sipas njerëzve, kjo vlen vetëm për gratë

Marketing

Për të mbështetur argumentin, ata kanë marrë shembull rastin e Tommy Lee, i cili shpërndau një foto komplet nudo, ku “personazhi kryesor” ishte penisi i tij. Deri këtu, okay, por fotoja qëndroi me orë të tëra, derisa Instagram-i e konsideroi si nuditet dhe e fshiu.

Pikërisht, kjo acaroi njerëzit, të cilët ndanë në Twitter mendimet e tyre mbi “standardet e dyfishta” të aplikacionit.

“Fotoja e Tommy Lee qëndroi për orë të tëra, ndërsa kur gratë postojnë një foto ku u duket pak thithka e majtë, menjëherë i kap censura”, shkroi një përdorues i Twitter.

Shumë të tjerë e krahasuan me postimet e Britney Spears, e cila shpeshherë poston foto topless apo nudo dhe Instagram-i nuk është një “fans” i tyre, ndaj artistja i mbulon pjesët intime me emoji.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Madonna, e cila përmes një postimi në Instagram, shtroi problemin dhe tha se aplikacioni i kishte fshirë postimin pa një njoftim paraprak.

Marketing