Mungesa e punëtorëve, në Gjermani propozohet që mosha e daljes në pension të shtyhet në 70

Gjermania po raporton një numër rekord të vendeve të lira të punës në tremujorin e parë të këtij viti, numri i të cilit u rrit në 1.74 milionë vende të hapura të paparashikuara. Ky numër ishte më i larti që nga ribashkimi, 30 vjet më parë.

Marketing

Në të njëjtën kohë, Gjermania ka gjithashtu një mungesë rekord të të rinjve. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, vetëm 10 përqind e popullsisë është e moshës 15-24 vjeçe, krahasuar me 20 përqind mbi moshën 65-vjeçare.

Një zgjidhje e propozuar është rritja e moshës së pensionit në 70. Presidenti i Federatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve në Industritë e Metaleve dhe Inxhinierisë Elektrike, Stefan Wolf, bëri thirrje për këtë lëvizje në fillim të gushtit. Në kohën e pushimeve verore, propozimi u mor me shpejtësi nga mediat kombëtare atje.

Sindikatat, grupet sociale dhe të majtët reaguan ashpër, me Dietmar Bartsch të Partisë së Majtë socialiste që e quajti propozimin “marrëzi antisociale”.

Aktualisht, Gjermania është në proces të rritjes graduale të moshës së saj të pensionit nga 65 në 67 vjeç, për ata që kanë lindur pas vitit 1967, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Ministri aktual i Punës, Hubertus Heil, nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), tashmë ka hedhur poshtë idenë e rritjes së moshës së pensionit dhe i ka quajtur diskutimet aktuale si një “debat fantazmë”.