ITSHKSH bën bashkë në Letnicë poetët me krijimet e tyre kushtuar Nënës Tereze

Drejtori ITHKH, prof.dr. Skender Asani, tha se kjo orë letrare po
mbahet jo ratësisht në Letnicë, sepse pikërisht këtu Nëna Tereze e ka
marrë dritën nga Zoti dhe bekimin për të qenë në shërbim të miqësisë
dhe dashurisë botërore, duke e shndërruar Gonxhen shqiptare nga Shkupi
në Nënën Tereze të botës.

Marketing

Letnicë, 28 gusht – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e
Gonxhës” sot vazhdoi marshutën në Letnicë të Vitisë, me organizimin e
orës letrare, në të cilën u lexuan krijime letrare kushtuar Nën
Terezës. Ora letrare u mbajt në Kishën e Letnicës, me ç’rast ITHKSH
faleminderon famullitarin e kësaj kishe, Don Marjan Demën, i cili
ofroi mikëpritje dhe kushte që kjo orë letrare të mbahet në një
atmosferë sa më dinjitoze.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se kjo orë letrare po
mbahet jo rastësisht në Letnicë, sepse pikërisht këtu Nëna Tereze e ka
marrë dritën nga Zoti dhe bekimin për të qenë në shërbim të miqësisë
dhe dashurisë botërore, duke e shndërruar Gonxhen shqiptare nga Shkupi
në Nënën Tereze të botës. Ora letrare u bë në bashkëpunim me Ars
klubin letrar “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe Shoqata e shkrimtarëve
“Ramadan Musliu” nga Vitia. I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe
Don Lush Gjergj, i cili tha se ideja për të organizuar këtë orë
letrare pikërisht në Letnicë ndërlidhet me thirrjen që Nëna Tereze
kishte marrë më 14 gusht 1928 për të qenë misionare e paqës dhe
dashurisë. Poetët që lexuan në këtë orë letrare erdhën nga disa rajone
dhe përfaqësues të disa brezave, duke filluar nga Ibrahim Kadriu,
Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala e deri te Sabit Rrustemi, Sadete
Tërnava, Gani Bytyçi, Nexhat Rexha, Ahmet Selmani, Alisa Bekteshi,
Sarë Gjergji dhe Marigona Muja. Udhëheqësi i kësaj ore letrare, Emin
Azemi, në cilësinë e kryeredaktorit të revitës “Drita e Gonxhës” ,
duke u ndërlidhur me misionin e shenjtë të Nënës Tereze tha se
përderisa astronautët për të shkuar në hapësirë iu nevoitet një
stacion astronomik, Nën Tereza Letnicën e pati stacion prej ku u nisë
në misionin e saj të shenjtë. “Itaka që u përdor si metaforë poetike,
për të gjithë ata që duan të kthehen aty ku kanë lindur, që nga Homeri
e deri në ditët e sotme, në mendësinë e Nënën Tereze, kishte pësuar
një përmbysje, sepse ajo jetën e saj nuk e përfundoi në vendlindjen e
saj por në Kalkutë, ku edhe u bë pjesë e dhembjes dhe vetmisë, duke
hequr dorë vullnetarisht nga

kënaqësitë që sjell jeta në këmbim të shërbimit ndaj të tjerëve, ndaj
të sëmurve dhe ndaj të vetmuarve”, tha Emin Azemi.

Ai në fund elaboroi edhe kuptimin e një toposi poetik, siç është El
Dorado. “Të gjithë e synojnë El Doradon, vendin e premtuar, për të
realizuar ëndrrat e jetës, por vetëm N.Tereza u bë vet El Dorado për
të tjerët, sepse vetëm ashtu ajo do të përmbushte qëllimin dhe
vendimin që kishte marrë në Letnicë në natën e 15 gushtit të vitit
1928, për të të shkuar në mision për t’i përkushtuar tërësisht Zotit
dhe shpëtimit të shpirtrave”, nënizoi Azemi. ITSHKSH faleminderon
Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Vitisë, sidomos drejtorin Valmir
Sahitin, për mbështetjen institucionale të kësaj ore letrare.