Shtirej si invalid,trafikanti kapet me 13 kg kokainë të fshehur në karrigen me rrota

Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroportin e Malpensës në Itali.

Marketing

30-vjeçari spanjoll nga Republika Domenikane, pretendonte se ishte me aftësi të kufizuara dhe lëvizte me karrige me rrota, në të cilën ishin fshehur 13 kg kokainë. Ai u kap nga “detektivi” Crai, qenit të njësisë së Fiamme Gialle.

Nëse do ta shiste në treg kokainën, 30-vjeçari do të kapte shumën e parave prej 1.5 milionë eurove.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar tridhjetë vjeçarin u largua, ndërsa 30-vjeçari vazhdonte të aktronte si invalid, derisa departamenti i financave çau mbushjen e karriges me rrota dhe nxorri kokainën e fshehur. Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit. I arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ai u dërgua në burg.