Çfarë po ndodh me FC Shkupin?

Vitin e kaluar u shpall kampion i Ligës së parë, por pas atij eliminimi nga Ligë e Konferencës FC Shkupi assesi të këndellët. Sot pësoi disfatë 3-1 nga Tikveshi në terren mysafirë. Të dielën e kaluar gjithashtu humbi 2-0 nga Bregallnica, ndërsa para asaj barazoi 1-1 me Pobedën. Për rezultatet e dobëta para disa ditëve trajneri Sedlloski dha dorëheqje. Nuk përfundoi me kaq, të martën edhe drejtori sportiv Omer Bunjaku dha dorëheqje, por ajo nuk u pranua, me çka nga klubi njoftuan se Bunjaku do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit. Paraprakisht përmes rrjeteve sociale edhe Jusuf Ramadani njoftoi se nuk do të jetë më udhëheqës i tifo-grupit “Shvercerat”.

Marketing
Marketing