Në mbyllje të Kongresit të Partisë Socialiste Evropiane, liderët e PSE të mbledhur në Berlin pas fjalimit përfundimtar të kancelarit gjerman Olaf Scholz, kënduan “Bella Ciao”, e luajtur live.
Fillimisht këngua u këndua në persisht dhe më pas në italisht nga të pranishmit në sallë duke përfshirë sekretarin e Partisë Demokratike, Enrico Letta, përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell, presidentin e ri të PSE, Stefan Loefven dhe komisionerët e BE-së, Frans Timmermans dhe Ylva Johansson.
Në videon e publikuar nga mediat italiane, shihet edhe Kryeministri Rama që me sa duket nuk i është bashkuar korit që këndon.