Vonë pas mesnate një banor i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku pasi automjeti është përmbysur dhe pastaj ka marrë flakë, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 28.10.2022 në ora 03:15 në SPB Shkup është raportuar se në udhëkryq nga rrugën 60 dhe rrugën 58 në fshatin Vollkovë të Shkupit, automjeti “Mini Cooper” me targa të Shkupit, në të cilin po udhëtonin A.S.(26) nga fshati Vollkovë dhe A.G.(28) nga Shkupi, kanë dalë nga rruga dhe kaa marr flakë.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit”, shtojnë nga MPB.