Tryeza e përbashkët, Ademi: 20% të mos prezantohet si agjendë etnike

BDI  dhe ASH  ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa, në lidhje me heqjen e përkufizimin 20%. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, thotë se  për këtë nuk ka rezistencë nga partitë maqedonase dhe për këtë nuk e sheh të arsyeshme që kjo çështje të prezantohet si agjendë etnike.
“Është çështje e domosdoshme, çështje e nevojshme që nuk shkon në dëm të askujt dhe është si rezultat i pjekurisë politike e shoqërore në vend që duhet ta demonstrojnë të gjitha partitë politike. Prandaj, jam më se i interesuar edhe njëherë nga të dyja partitë politike maqedonase relevante në vend të dëgjojë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje. Dhe kur ata vet theksojnë se duhet të bëhet një korrigjim i tillë pse ta prezantojmë si çështje e agjendë etnike. Jemi të interesuar të gjitha partit të jenë ON Bord, të sigurojm dy të tretat , të ecim rrugën eurpiane , të bëjm ndryshimet kushtetuese të cilat kërkohen për të ardhmen tonë europiane.”, deklaroi deputeti i BDI-së Arbër Ademi.