“Njoftojmë se Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, për ushtrues detyre Drejtor Mjekësor në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ka emëruar Dr.Stojka Naceva – Fushtiq, derisa për u.d Drejtor i ri në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr.Viloeta Klisarovska. Dy drejtorët e rinj janë emëruar si ushtrues detyre deri në shpalljen e konkursit, por jo më gjatë se gjashtë muaj”, njoftojn nga MSH.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ditë më parë, paralajmëroi se për 48 orë, pasi të shqyrtohen raportet e revizionit do të ketë vendim, por ish-Drejtorja e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Aspazija Sofijanova nuk e priti vendimin e të parit të ekzekutivit dhe dje deponoi dorëheqjen.
Disa javë më parë në kronikën e Klan Maqedoni u publikuan dokumente ku shihej se si drejtoresha përfitonte duke keqpërdorur ”kujdestarinë”si mjet për të ardhur deri te paga më e madhe mujore. Paga e saj shkonte deri në 5.000 euro apo 300.000 denarë./
Shoqëria për tregti dhe shërbime
"AKTUALE" SHPKNJP - Shkup
Contact us:
[email protected]
[email protected]
© Të gjitha të drejtat aktuale.mk