Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i muajit” në Premier Leaguen angleze.
Mesfushori me origjinë kosovare pati një muaj fantastik, duke qenë krucial për londinezët në disa përballje të rëndësishme.Përgjatë muajit tetor ai shënoi dy gola.Njërin ndaj Tottenham në fitoren 3-1 dhe tjetrin ndaj Southampton në barazimin 1-1.Në përgjithësi, në këtë sezon Xhaka e ka tundur rrjetën tri herë në ligë dhe një herë në Europa League, teksa ka asistuar tri herë.