Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka publikuar fotografi nga ndeshja e futbollit mes gjeneratave të reja të Shkëndijës dhe Shkupit, përcjell TV21. Ganiu ndeshjen e ndoqi bashkë me kreun e Tetovës, Bilall Kasami.
“Me Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës gjatë ditës së djeshme bashkërisht ndoqëm ndeshjen e futbollit që zhvilluan gjeneratat e reja mes FC Shkupit dhe FC Shkëndijës, kuptohet në mënyrë miqësore, ashtu edhe siç na ka hije. Të rinjtë meritojnë të ecin përpara bashkë dhe në këtë frymë të bashkëpunimit. FC SHKUPI dhe FC SHKËNDIJA janë krenaria jonë, dashuria jonë, e ardhmja jonë e përbashkët!”, ka shkruar Ganiu. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid06QvFuEQQ1n8PQ2Xm3rTPS4aaBqhv8WDhnpZL6hwoKMStRFxWcsz1b9HVW8soteK3l&id=100002009962234