Ademi: Po flasim për bashkëpunim të ngushtë me ASH-në, e presin qytetarët!

Ademi: Po flasim për bashkëpunim të ngushtë mes nesh dhe ASH-së, e presin qytetarët!

Marketing

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherë edhe koordinatorë i grupit parlamentar, Arbër Ademi në emisionin Click Plus në Tv21 ka deklaruar se gjendja aktuale politike imponon unifikimin e partive politike, njofton indeks.mk

Duke folur për takimin e liderëve tha se vetëm Besa dhe Levica nuk e pranuan atë.

“Gjendja faktike e aktuale, situate është e jashtëzakonshme. Kërkon përgjegjshmëri në kuadër të secilit subjekt përball krizave që po përballet vendi edhe rajoni. Kemi të bëjmë me ndryshimet kushtetuese që na duhet 2/3. Do duhet ti hapim kapitujt nga procesi negociues. Vet skriningu është sfidë, imponon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve. Kemi pasur takim të gjithë partitë politike, kësaj ftese nuk ju përgjigjen vetëm Besa dhe Levica. Temat e imponojnë një bashkëpunim më të ngushtë të partive”, tha Ademi.

Tha se në mbledhjen e të shtunës nuk është biseduar për zgjerim të shumicës.

“Është biseduar për mundësinë eventuale të një bashkëpunimi më të ngushtë. Ai bashkëpunim do të shohim se si do të konkretizohet. Nuk ka diçka konkrete”, deklaroi Ademi