MASH: Gjysëmvjetori i dytë fillon më 23 janar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se viti shkollor vazhdon më 23 janar. Me Vendim të Qeverisë, me propozim të Ministrisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Pushimi dimëror është zgjatur për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.

Marketing

Duke pasur parasysh se disa nga shkollat ​​publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ju bëjmë thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi. Me këtë shkollat ​​do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor.

Përgjegjësia e të gjitha palëve të interesuar në realizimin e procesit edukativo-arsimor kontribuon për cilësi më të lartë në arsim.