MPB ende në kërkim, asnjë gjurmë nga i arratisuri Bekim Memeti

E pesta ditë me radhë dhe ende gjurmë nga i burgosuri i arratisur, Bekim Memeti. MPB me fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar, është në kërkim të 36 vjeçarit, e për momentin nuk jep informacione më të hollësishme. Thonë vetëm se me intensitet të madh po punohet për kapjen e tij. Asnjë hollësi nuk jep as drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Ai nuk komenton as deklarimet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se do ta shkarkojë nga posti pikërisht për shkak të arrestimit të Memetit. Bekim Memeti, të enjten në mbrëmje gjatë shoqërimit të tij deri në spital për një prerje të lehtë në dorë, me ndihmën e disa personave të armatosur, arriti t’u largohet gardianëve duke rrëmbyer një nga pistoletat zyrtare e duke qëlluar drejt tavanit të makinës, madje plumbi bëri rikoshet duke lënduar njërin nga policët. MPB dhe prokuroria dyshojnë se në arratisjen e tij, kanë faj vetë komandanti i turnit dhe 3 policët që e shoqëronin. Tre prej tyre tashmë janë në paraburgim.

Marketing