Sot iu dha lamtumira e fundit Faruk Zeqirit, drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku”, në mesin e shumë familjarëve, miqëve, kolegëve e nxënësve. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Butelit të qytetit të Shkupit me namazin e drekës, informon GAZETA.MK
Dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën një njeri të mirë siq ishte Faruku.
Mes atyre që mbajtën fjalim ishin edhe disa hoxhallarë. Ndër ta foli edhe hoxha i mirënjohur nga Shkupi, Bekir Halimi i cili nuk mundi t’i ndalte lotët.
“Vdekja është e vërtetë dhe askush nuk mund t’i ik asaj. Nuk ka rëndësi je i pushtetshëm apo je njeri i rëndomtë. I pasur apo i varfër vdekja është hak”, u shpreh hoxha Bekir Halimi.
Ndërkohë, hoxhë Ferid Selimi para të pranishmëve tha: “Kam bërë disa vjet si hoxhë, kam varrosur plot drejtorë e funksionerë, ama kështu prani të madhe të njerëzve NUK KAM PA!”
Në varrimin e të ndjerrit të pranishëm ishin edhe shumë politikanë shqiptarë e maqedonas.
https://www.facebook.com/watch/?v=861170271764247