Rrahje në një lokal të Kumanovës, katër të arrestuar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal të Kumanovës janë arrestuar katër persona, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike pasi janë rrahur mes vete.

Marketing

“Me datë 04.01.2023 në ora 03.15, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar M.N.(20), M.S.(20), M.S.(22) dhe V.S.(36), të gjithë nga Kumanova, pasi rreth orës 03:00 në një objekt hoteliere në Kumanovë kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë”, thonë nga MPB.