Spasovski: Po punojmë intensivisht me MASH, të gjithë së bashku të veprojmë që nxënësit të jenë të sigurt

Po punohet intensivisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe tashmë janë bërë rregullime të caktuara. Do të fillojë edhe komunikimi në mes të Sektorëve tona të Punëve të Brendshme dhe institucioneve arsimore, sepse të gjithë duhet të veprojmë së bashku për të arritur një zgjidhje në të cilën nxënësit do të jenë të sigurt dhe procesi mësimor do të zhvillohet i sigurt, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në lidhje me kërcënimet me bombë në shkollë.

Marketing

I pyetur nëse mendon për vendosjen e sigurisë 24 orëshe në shkolla, Spasovski informoi se sot është miratuar akt i veçantë në fushën e terrorizmit, sepse ai i mëparshmi është i vjetëruar dhe sipas këtij akti nga nesër do të fillojnë aktivitete të reja. Siç tha ai, për nesër tashmë janë miratuar udhëzime të caktuara.