Politikanët e Bosnje e Hercegovinë përleshen në ashensorin e një hoteli (VIDEO)

Halil Bajramoviç, kryetar i partisë NIP në Bosnje e Hercegovinë ishte një prej pjesëmarrësve në incidentin e djeshëm që ndodhi në hotelin Holiday Inn, ku pati një përleshje fizike mes tij dhe këshilltarit të një nga dhjetë kantonet në Bosnje e Hercegovinë, Sulejman Samargjiç.

Marketing

Pamjet e përleshjes së tyre kanë qarkulluar në rrjet, ku shihet Bajramoviç duke sulmuar fizikisht Samargjiqin brenda ashensorit, të cilin e godet tri herë me shuplakë në fytyrë.

Bajramoviç ka hedhur poshtë pretendimet se ka sulmuar fizikisht Samargjiçin. Por duket se ai nuk ishte në dijeni që dera e ashensorit nuk është mbyllur, dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e sulmit.

“Nuk do të isha prezent nëpër studiot televizive po të kisha bërë një gjë të tillë”, tha në një intervistë Bajramoviç.

Ndërkaq deri më tani akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa viktima e këtij sulmi nuk ka pranuar të deklarohet për mediat boshnjake. https://twitter.com/N1infoSA/status/1635753928460517379?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1635753928460517379%7Ctwgr%5Efdda022f369112b69d1c071540f80e7754fd7bf5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-politikanet-e-bosnje-e-hercegovine-perleshen-ne-ashensorin-e-nje-hoteli%2F