Zgjedhjet e parakohshme, Mickoski fton në zgjedhje pa qeveri teknike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ftoi pushtetin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj ose qershor, pa krijimin e qeverisë teknike me mandat 100 ditor, për të cilin BDI thotë se do ta kryesojë person nga radhët e tyre. Mickoski konsideron se zgjedhjet janë të patjetërsueshme për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në vend.

Marketing

“Zgjedhjet të jenë në maj, mundet edhe në pjesën e parë të qershorit, jemi në dispozicion, nuk ka nevojë për qeveri teknike, le të jetë me Oliver Spasovskin ministër i brendshëm dhe kushdo qoftë të jetë kryeministër, a do të mbetet ky që është apo dikush tjetër, me këtë ministër të financave, me këtë ministër të punës dhe politikës sociale, ashtu siç është, ne jemi të gatshëm të shkojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.