Tottenham i vendosin çmimin Kane

Tottenham Hotspur i kanë vendosur çmimin sulmuesit anglez, Harry Kane.
Kane ka kontratë me ‘Spurs’ deri në qershor të viti 2024, transmeton lajmi.net.

Marketing

Kjo ka bërë që të përhapen spekulime për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Tottenham.

Bayern Munich u përfol që mund të jetë destinacioni i radhës për 29 vjeçarin.

Interesimi për të bëri që gjiganti anglez t’i vendos çmimin atij.

Sipas raportimit nga ‘The Times’, Tottenham Hotspur do të kërkojë 100 milionë funte për sulmuesin.

Manchester United gjithashtu është i interesuar për nënshkrimin e kapitenit të Anglisë dhe do të duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës.