Shkollat e mesme me profesione shëndetësore nuk do të regjistrojnë nxënës me korrespondencë

Në shkollat e mesme në vend, që kanë drejtime shëndetësore më nuk do të mundet të regjistrohen me korrespondencë nxënës. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmuan për MIA-n se në këto shkolla është dërguar shkrim, me të cilin kërkohet që regjistrim i nxënësve me korrespondencë të vihet në pezullim.

Marketing

Deri më tani ka mundur të përfundohet shkolla e mesme me korrespondencë për infermiere, teknik farmeceutik dhe për profile tjera nga profesione shëndetësore.

Jozyrtarisht, më të interesuar janë zakonisht kandidatë me shkollë të mesme të përfunduar, të cilët rikualifikohen me qëllim që të marrin diploma në këto fusha dhe të konkurrojnë për punë jashtë vendit.

MASH nuk e precizon arsyen për këtë vendim, por thekson se kjo është marrë që të mbrohen interesat nacionale.

“MASH u ka dërguar shkresë të gjitha shkollave në të cilat zbatohet profesioni shëndetësor, se regjistrimi i nxënësve me korrespondencë është pezulluar. Vendimi është marrë në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare, sipas analizës së gjendjes së tregut të punës”, thanë për MIA-n nga Ministria e Arsimit dhe Shkecës.