Nuk u ftuan në ceremoninë Oscar, Meghan e zemëruar me princin Harry! Shkak libri i tij

Nuk u ftuan në ceremoninë Oscar, Meghan e zemëruar me princin Harry! Shkak libri i tij
Autobiografia e shkruar nga Harry ka shkaktuar pakënaqësi tek të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, por ajo që princi ndoshta nuk e priste kurrë është se ai do të kishte sjellë stuhinë edhe në shtëpinë e tij. Sipas Jordan James, PR i disa personazheve të famshëm, Meghan Markle është zemëruar me bashkëshortin e saj për shkak të librit të kujtimeve “Spare”, të publikuar në janar.

Marketing

Dukët e Sussex-it nuk ishin të ftuar në ceremoninë e Oscar-it, dhe duket se ata nuk do të jenë edhe për Met Gala-n e planifikuar për 1 maj në Nju Jork. Sipas thashethemeve nga revista Page Six, popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle është në nivelin më të ulët historic jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në SHBA. Ata që çifti i konsideronte miq duket se i kanë larguar në mënyrë të hapur. Edhe Oprah Ëinfrey, fqinja e famshme që kishte realizuar intervistën e parë shokuese pas arratisjes së tyre jashtë vendit, preferoi të mos i kishte në mesin e të ftuarve të ditëlindjes së saj. Dhe e gjithë kjo për shkak të asaj që përmban autobiografia, e cila me sa duket ka shkaktuar bumerang duke i bërë të dy të perceptoheshin si ngatërrestarë, të gatshëm për të nxjerë detajet pikante nga jeta e të famshëmve./