Takim i Ministrit Mexhiti me ambasadorin e Italisë, Silvestri

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka takuar E. T. Andrea Silvestri, ambasador i Italisë, një nga miqtë më të mëdhenj të vendit tonë dhe veçanërisht mbështetës i sistemit shëndetësor.

Marketing

Shumë faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme, për numrin e madh të projekteve dhe donacioneve. Diskutuam për sfidat aktuale, reformat dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat ambasadori shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme.
Ne mbetemi të përkushtuar, në bashkëpunim me miqtë tanë, të punojmë së bashku për të arritur vlerat evropiane në sistemin shëndetësor, theksoi ministri Mexhiti.

Marketing