Lloga u takua me përfaqësues nga Iniciativa Rajonale kundër Korrupsionit (IRK)

Në takimin me shefen e Sekretariatit të IRK, Desisllava Gotskova, u bisedua lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore.

Marketing

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i informoi përfaqësuesit e IRK për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve.

IRK theksoi fushat në të cilat janë duke punuar, prioritetet në të ardhmen siç janë mbrojtja e informatorëve, konfiskimi, hetimet financiare dhe korrupsioni në fushën e sigurisë.

Bashkëpunimi me rrjetet institucionale do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.