Prodhimi i kokainës në botë arrin nivele rekorde

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord, si pasojë e rritjes së madhe të kërkesës pas përfundimit të izolimit për shkak të pandemisë.

Marketing

Në një raport të zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Drogat dhe Krimin thuhet se kultivimi i bimës së kokës u rrit me 35% mes viteve 2021-2022, një shifër rekord.

Sipas raportit, përveç epiqendrave tradicionale, baza të reja trafiku janë hapur në Afrikën perëndimore dhe qendrore. Raporti thotë gjithashtu se trafikantët po përdorin gjithmonë e më shumë shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar produktin e tyre te konsumatori.

Advertisements

Tregjet më të mëdha për kokainën mbeten Europa dhe Amerika e Veriut, të ndjekur nga Amerika e Jugut, ajo Qendrore dhe Karaibet.

Sipas raportit, Kolumbia ende dominon rrugët e trafikut, edhe pse ato europiane janë zhvilluar. Gjithashtu raporti zbulon se grupet kriminale meksikane dhe ato ballkanike, ku futen edhe ato shqiptare, janë afruar edhe më shumë me qendrat e prodhimit, për të fituar akses te furnizimi me kokainë.

Në vitin 2021, A2 CNN realizoi një raportim special nga Ekuadori, ku evidentohej roli i grupeve kriminale shqiptare në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, përmes vendit tonë dhe porteve kryesore të Kontinentit të Vjetër.

Në Ukrainë tregu i kokainës ishte duke u rritur, por që nga nisja e pushtimit rus shkurtin e vitit të kaluar, kërkesa ka rënë ndjeshëm. (A2CNN)

Marketing