Të dielën fillon llogaritja verore e kohës

Të dielën në orën 2 do të fillojë llogaritja verore e kohës, me çka akrepat e orës duhet të zhvendosen një orë para, përkatësisht nga ora 2 në orën 3.

Marketing

Logaritja verore e kohës do të jetë në fuqi deri më 29 tetor, në orën 3.

Kalimi në orën verore dhe dimërore të kohës për herë të parë është bërë në vitin 1916, në vvendet e veriut, për kursim të energjisë.

Llogaritja verore në ish Jugosllavi dhe më pas edhe në Maqedoni, është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Nga vitit 2002, Bashkimi Evropian, si dhe vendet e tjera në Evropë, përcaktuan se, fillimi i llogaritjes verore fillon të dielën e fundit në mars dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit.