Ditët e NATO-s, Osmani: RMV, faktor stabilizimi në rajon

Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte nikoqir i mëngjesit tradicional të NATO-s me rastin e fillimit të ditëve të NATO-s në Maqedoni, në trevjetorin e anëtarësimit të vendit.

Marketing

“Si anëtarë e 30 më e re në aleancë, Maqedonia e Veriut nuk paraqet vetëm faktor stabilizimi në regjion, por shërben si shembull për vendet fqinje se kemi vullnet dhe jemi të gatshëm të jemi në mbrojtje të vlerave të përbashkëta euro-atlantike. RMV ka rol aktiv në ruajtjen stabilitetit rajonal dhe sigurinë dhe kjo reflektohet edhe në kryesimin me kartën e Adriatikut. Edhe kryesimi me OSBE-në, nga Maqedonia e Veriut është një shembull i ndritur për kontributin tonë drejt sigurimit të kontinentit evropian.”, – deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.