Lufta në Ukrainë, Putin: Sanksionet po dëmtojnë ekonominë

Numri një i Kremlinit, Vladimir Putin, pranoi si rrallëherë se sanksionet mund të dëmtojnë ekonominë ruse dhe se duhej punuar mbi kërkesën e brendshme dhe eksportin.

Marketing

“Ekonomia ruse që prej korrikut të vitit të kaluar ka treguar dinamika pozitive. Por kufizimet e paligjshme të vendosura ndaj ekonomisë, në periudhë afatmesme mund të reflektojnë pasoja negative.

Në këtë aspekt, duhet të sigurojmë një rritje të qëndrueshme të kërkesës së brendshme. Në këtë situatë, diçka e tillë do të bëhej faktori kryesor në rritjen ekonomike.

Në të njëjtën kohë vlerësoj se dinamikat e kërkesës së brendshme duhet të korrespondojnë me targetin e bankës së Rusisë për inflacionin. Nuk duhet ta lejojmë të përshpejtohet apo të ngadalësohet më shpejt te se duhet”, tha Putin.