Një pjesë e madhe nga dega e Besës në Gostivar, kalon në ASH

Anëtarë dhe simpatizantë nga dega e Lëvizjes BESA në Gostivar, nga sot i janë bashkangjitur degës së ASH-së në këtë qytet.

Marketing

Në një fotografi të publikuar nga kreu i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shihen 15 persona, kryetarë të nëndegëve të ndryshme, të cilët ai i ka pritur në takim. Fotografinë e përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, e kanë titulluar: “E dhamë Besën për fitore të ardhshme në Gostivar!”

Kujtojmë se procesit të kalimit nga dega e Besës te dega e Aleancës për Shqiptarët, i paraprin kalimi i katër personaliteteve fillmisht, për të vijuar sot me këtë numër të madh.