Mbledhja e BDI-së, Ahmeti: Pakica ti bindet shumicës

BDI mbajti sot mbledhjen e rradhës ku ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe raporti I punës së përfaqsuesve të BDI-së ne ekzekutiv. Kreu integrist Ali Ahmeti tha se pas një diskutimi të gjatë raporti është hedhur në votim me çka ka marrë miratimin e 26 anëtarëve të kryesisë partiake.

Marketing

”Pasi u dëgjua raporti nga përfaqësuesit në ekzekutiv u hap çështja për diskutim. Pasi u dëgjuan të gjitha palët, u shterën diskutimet, e kam hedhur raportin në votim. Në votim 26 kanë votuar për raportin, 6 kanë votuar kundër raportit dhe 3 abestinime” – deklaroi Ali Ahmeti.

I bëri thirrje grupit të zjarrit që ti bindet shumicës.

”BDI është parti që resepkton vlerat, demokracinë, që rrespekton mendimin kundër. Sa I takon çështjet të fraksionit unë kam propozuar” – deklaroi Ali Ahmeti.

Të pakënaqur me rrjedhën e kësaj mbledhje anëtarët të grupi të zjarrit e braktisën para kohe atë. Blerim Bexheti nga ky grup tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së.

“U shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale. Do të njoftoj nëpërmjet jush opinionin se ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona me bazat partiake me antarësinë dhe prej këtu ju bëjë thirrje gjithë antarësisë që të na mbështesin dhe të bashkëbisedojmë për dallimet që realisht po i imponon kjo Qeveri që ka uzurpuar organet vendimarrëse. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si franksionim brenda BDI-së dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet e caktuara nga sot e tutje” – tha Blerim Bexheti.

Në mbledhjen e sotme të BDI-së është diskutuar edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Ksovës dhe Serbisë por edhe për akualitetin politik në vend