Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hënën e 3 prillit do t’u nënshtrohen seancave gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Në vendlindjen e tyre, një ditë përpara, po marshohet masovikisht për ta.
“Marshi për Drejtësi” do të nisë nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, teksa mobilizimi i organizatorëve dhe më gjërë është bërë.
Partitë politike si LVV, PDK, AAK, NISMA e PSD kanë bërë thirrje për mbështetje masive të këtij marshi që po kërkon drejtësinë nga Haga.