Ushtarët rusë po vdesin edhe nga dehja dhe alkooli

Forcat ruse kanë regjistruar një numër jashtëzakonisht të lartë incidentesh, vdekjesh, që po lidhen me dehjen nga alkooli i tepët në luftë, thuhet në raportin e Inteligjencës së Britanisë së Madhe.

Marketing

Siç raportoi TheGuardian të dielën, Rusia i ka pësuar mbi 200.000 të vrarë nga lufta në Ukrainë, e një pjesë prej tyre u tha se kishin vdekur për shkaqe tjera.

“Shkaqet tjera kryesore të viktimave mund të përfshijnë stërvitjet e dobëta, aksidentet në trafikun rrugor, hipotermia. Komandantët rusë kanë identifikuar edhe abuzim të përhapur me alkool”, u tha në njoftimin e Inteligjencës. Aty u përmend se prirja për të pirë alkool është shprehur jashtëzakonisht shumë muajve të fundit.

Rusia është në listën e shteteve që më së tepërmi e konsumojnë alkoolin. Ajo ka një traditë të gjerë të prodhimit. (koha.net)