Vendi ynë dita ditës po shëndrohet në zonë rreziku dhe pasigurie për qytetarët e këtij shteti ku kronika e zezë kap informacionin kryesor të lajmeve në vend. Qytetari i kësaj Republike po sa ta hap televizorin, të lexoj gazetë apo portale përballet direkt me lajme te hidhura që përcjellin frikë dhe pasiguri nga ndodhit e tmershme në shtetin tonë. Alarme të rejshme për BOMBA nëpër shkolla dhe objekte tjera sot e 7 muaj, MPB ende pa zbuluar autorët. Vrasje mafioze në mes të kryeqytetit sikur në filma, autorët në drejtim të panjohur, policia pa rezultat konkret. Vjedhje spektakulare të bankomateve në kryeqytet me dinamit dhe tritol.
Shpeshtimi i vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi dhe banesa, mësuesja e një shkolle shitëse e drogës, policia e shtetit me arsyetim se drogën e ka shitur jashtë orarit të punës, droga prezente nëpër burgje, duke bërë biznes të burgosurit brenda dhe jashtë burgut, policia me arsyetim se rasti hetohet me muaj.
Policia kufitare e zhytur në mitmarrje dhe zhvatjr më herët në Bllacë e më vonë në Tabanovcë duke rrjepur qytetarë dhe udhëtarë që futen në shtetin tonë. Ikja nga furgoni i policisë çuditrishtë një i burgosur në mënyrë spektakulare nga një grup i armatosur, ngjarje kjo me epilog një polic i plagosur, e më pas gryrja e një tuneli 30 metra i gjatë në burgun e Idrizovës nga të burgosurit për tentative ikje dhe kjo habitshëm nuk pa ra në sy dhe dijeni të policisë së burgut.
Ndonëse nga lajmet dhe ngjarjet e shpeshta ku kaosi dhe pasiguria në vendin tonë është bërë përditshmëri, qytetarët shohin se ky pushtet e ka humbur timonin e qeverisjes. Me shumë gjasë autorët e krimeve dhe veprave korruptive e kanë kuptuar qartë se në vendin tonë nuk sundon ligji dhe nuk dënohet krimet, me gjasë kjo i inkurajon të veprojnë lirshëm dhe pa frikë, duke ikur dhe larguar me komoditet nga shteti ynë!
Duam t’i kujtojmë qytetarët dhe opinion se nga ky vend drejtësisë dhe përgjegjësise ligjore i kanë ikur shumë funksionarë të korruptuar që nuk i kanë larë hesapet dhe kosuret me drejtësinë dhe ligjin, e gjithë kjo falë mosfunksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit!
Sot drejtësia fatkeqësishtë në vendin tonë është nxjerur në ANKAND në PAZAR, ku çdo kush që ka të holla mund ta blejë drejtësinë dhe lirinë e tij, pavarësishtë se për çfarë vepra penale mund të jenë dënuar. Prandaj nga e gjithë kjo situatë kaotike e sigurisë dhe sistemit të drejtësisë e dalur jashtë kontrollit në vendin tonë, institucionet e drejtësisë marin notë kredibiliteti nga qytetarët me vetëm 7% besueshmëri!
Lëvizja BESA e ndjek me kujdes të posaçëm situatën e rënduar në shtet në gjithë dimensionet dhe si kryefajtorë të kësaj gjendje të rënduar e denoncon si fajtorë të vetëm këtë qeveri jostabile e udhëhequr nga lidershipi politik me paaftësi totale për të menaxhuar me shtetin!
Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë një vend që qeveriset nga krimi dhe korruosioni, por Maqedonia e Veriut meriton një qeveri që e godet krimin dhe korrupsionin, që nuk bën paktë me të, dhe që nuk e lë situatën e sigurisë në këtë gjendje. Andaj ne si Levizje BESA konsiderojmë që sa më gjatë që kjo garniturë politike aktuale të qeverisë me vendin, qytetarët dhe shteti ynë aq më largë do jetë drejtë realitetit pëe tu bë pjesë e BE-sështë shumë largë realitetit!
Kriteret e BE dhe SHBA janë të qarta: Luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimit të ligjit janë të pakompromistë, gjë që ky pushtet ka dështuar ta realizojë!