Ambsadori japonez Otsuka Kazuya, vizitë në ITShKSh

Sot Insitutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e vizitoi ambsadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Otsuka Kazuya, i cili u prit nga drejtori Skender Asani dhe ekipi i tij.
Me këtë rast, drejtori Asani, duke e falënderuar ambasadorin Kazuya për vizitën dhe interesimin e tij dhe të shtetit japonez për zhvillimin e vendit tonë, e njoftoi atë me ecurinë e vrullshme të Institutit dhe zhvillimet kulturore e shkencore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ai nënvizoi se Japonia ka dhënjë një kontribut të jashtëzakonshëm për Maqedoninë e Veriut në disa etapa historike, deri në ditët e sotme, ndërsa spikatë ndihma e tyre në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963.
Asani dhe Kazuya biseduan edhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen, përmes projekteve konkrete, ndërsa ambsadori japonez shprehu gatshmërinë e tij dhe të shtetit japonze që ta ndihmojë Institutin në këtë drejtim.

Marketing