“Drejtimi i Twitter ka qenë i dhimbshëm”, Elon Musk komenton menaxhimin e aplikacionit

Drejtimi i Twitter-it ka qenë “mjaft i dhimbshëm”, ka thënë Elon Musk, në një intervistë të drejtpërdrejtë me BBC.

Marketing

Sipërmarrësi multimiliarder ka treguar për periudhën e menaxhimit të aplikacionit ‘Twitter’, e deri në momentin që ka menduar se do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur. Ai dha nga një koment për disa nga situatat që është gjendur në drejtimin e Twitter.

I pyetur nëse ishte penduar për blerjen e Twitter, njeriu i dytë më i pasur në botë tha se “Kjo nuk ka qenë një lloj feste”. Duke folur për kohën e tij në krye të aplikacionit, Musk tha:

“Nuk ka qenë e mërzitshme. Ka qenë me të vërtetë një situatë mjaft stresuese gjatë disa muajve të fundit.”

Ai theksoi gjithashtu se shkurtimi i fuqisë punëtore nga pak më pak se 8,000 në kohën kur bleu firmën ka kaluar në rreth 1,500, gjë që për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Musk pranoi se nuk i kishte shkarkuar të gjithë punonjësit personalisht, duke thënë:

“Nuk do të thosha se ishte e pakujdesshme… Nëse e gjithë anija fundoset, atëherë askush nuk ka punë.”

Largimi i shumë prej inxhinierëve të Twitter që kur Musk bleu kompaninë ka ngritur shqetësime për stabilitetin e platformës, thotë BBC.

E ndërsa përsa i përket fitimeve ai ka thënë se vazhdojnë të kenë fluks monetar dhe do të vazhdojnë të kenë nëse gjërat shkojnë mirë.

“Ne mund të jemi fitimprurës, ose për të qenë më të saktë, fluks monetar pozitiv këtë tremujor nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë. Mendoj se pothuajse të gjithë reklamuesit janë kthyer ose kanë thënë se do të kthehen”, tha ai.

Elon Musk ka një pasuri personale prej gati 190 miliardë dollarësh, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në botë, sipas listës së miliarderëve të Forbes.