Tuchel komenton skandalin në ekipin e tij: Mane është profesionist, ai kërkoi falje

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur për incidentin mes Sadio Mane dhe bashkëlojtarit të tij, Leory Sane pas përfundimit të ndeshjes ndaj Manchester Cityt.
Në mediat gjermane u raportua se Mane goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij në humbjen 3 me 0 ndaj ekipit anglez, shkruan Lajmi.net

Marketing

Dhe kjo histori ishte e vërtetë, pasi Bayern Munich reagoi menjëherë duke dënuar lojtarin nga Kombëtarja e Senegalit.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel foli për këtë incident dhe mbrojti lojtarin e tij.

“Unë jam i pari që e mbrojë atë. E njoh prej shumë kohësh, e njoh edhe profesionalisht. Ai nuk ka qenë kurrë fajtor për asgjë. Ishte kundër kodit të klubit, prandaj edhe kërkoi falje. Kjo është arsyeja pse unë e mbrojë. E rëndësishme tani është se ai po stërvitet me klubin”, ka thënë Tuchel.

Kujtojmë që dënimi i dhënë për Manen nënkupton që ai s’do të luaj në ndeshjen ndaj Hoffenheim në Bundesliga./Lajmi.net/