Vijon dhuna në protestat kundër reformës së pensioneve në Francë

Dhuna nuk është ndalur edhe këtë të shtunë në Rennes të Francës, në demonstratat protestuese kundër reformës së pensioneve.

Marketing

Në qytetin ku të premten u dogj dera e një komisariati, situata është përshkallëzuar në mesditën e kësaj të shtune dhe policia ka dhënë urdhër për të shpërndarë protestuesit.

Sipas faqes lokale të lajmeve Actu Rennes, oficerët përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve të cilët hodhën objekte, gurë dhe madje edhe “jashtëqitje” ndaj tyre.

Urdhri i shpërndarjes është dhënë pas akteve të përsëritura vandaliste në fund të protestes dhe pas djegies së një makine.